Myrto Security E Hene - E Shtune: 9:00 AM to 7:00 PM

S.M & G.G

S.M & G.G

SALLA E MONITORIMIT DHE GRUPI I GATSHEM

Shoqeria ka ngritur te paren Salle moderne Monitorimi me sisteme elektrosinjalizuese te instaluara ne objektet qe perfitojne tona.

  • Ne rast te kercenimeve te keqberesve mjafton shtypja e nje butoni qe ne harkun e 3-6 minutave te vije prane jush Grupi i Gatshem per t’ju dhene asistencen dhe mbrojtjen e nevojshme, mjaft qe ju t’i krijoni vetes mundesine per te perfituar nga SHERBIMI KUNDER KERCENIMIT.
  • Ne rastet kur ju nuk ndodheni ne dyqanin apo ne shtepine tuaj dhe keqberes kerkojne te vjedhin apo te bejne dem ne pronen tuaj, dedektoret e instaluar te SHERBIMIT KUNDER VJEDHJES japin sinjal ne Sallen e Monitorimit dhe ne nje kohe rekord behet neutralizimi i rrezikut dhe mbrojtja e pasurise.
  • Rreziku aq i shpeshte nga zjarri, behet i mundur te evitohet me shpejtesi nese perfitoni SHERBIMIN KUNDER ZJARRIT dhe instaloni ne pronen tuaj pajisjet sinjalizuese. Salla e Monitorimit behet automatikisht funksionale dhe grupi i gatshem vjen me mjetet e tij per shmangien e demit dhe gjithashtu lajmerohet menjehere Sherbimi i Zjarrefikseve.

Per nje sherbim te plote shoqeria ka ne dispozicion per personelin e saj mjetet adekuate te mbrojtjes, qe perfshin armatim modern dhe zjarri, perdorimi i te cilave eshte teresisht i efektshem dhe i kontrolluar nga pergatitja e larte teknike dhe psikologjike e stafit te “Myrto”.